• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dridhje brenda koalicionit qeveritar në Serbi: Ky është fundi i epokës së Ana Brnabiqit?

29/11/2023 - 11:34:47
Dridhje brenda koalicionit qeveritar në Serbi: Ky është fundi i epokës së Ana Brnabiqit?

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq shkaktoi një stuhi të vogël brenda koalicionit qeverisës me emrin e listës së tij. Presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk i ka pëlqyer promovimi me vetëbesim i kandidaturës së tij për kryeministër, siç raportojnë disa media.

HTML Image as link Qries
Si konfirmim, pasoi një fushatë thuajse e përditshme tabloidike kundër zyrtarëve të lartë të SPS-së, në të cilën shumë politikanë të asaj partie akuzohen për përvetësim.

Lexo më shumë

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
24
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

June 13, 2025
35

Ivica Daçiq ruajti gjakftohtësinë e tij tradicionale, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe në këtë dhe se secila parti duhet të propozojë kandidatin e saj për kryeministër.

Daçiq – kryeministër i ardhshëm?

Pra, nëse dëshirat dhe pritshmëritë e partive në pushtet plotësohen për sa i përket rezultateve zgjedhore, a do të thotë kjo se ne tashmë e dimë emrin e kryeministrit të ardhshëm? Analisti politik Dragomir Angjelkoviq thekson se “emri i listës pasqyron dëshirën, por jo realitetin politik”.

“Ivica Daçiq duhej të vepronte kështu për hir të votuesve të tij, sepse shumë nga sjelljet e tij të mëparshme arritën në përfundimin se ai vazhdimisht po tërhiqet para Vuçiqit dhe se SPS po e humb subjektivitetin e saj”, tha Angjelkoviç për DW.

Ai shton se në çfarë mase do të respektohet slogani “Kryeministri Daçiq” në negociatat për Qeverinë është pyetje krejtësisht tjetër. “Por sigurisht që është një lëvizje e mirë marketingu”, thotë ai.

Karriera politike e Ivic Daçiqit është e tillë që “ai është gjithmonë i fshehur, pavarësisht nëse qëndron pas Millosheviqit apo Vuçiqit”, vëren gazetari Slobodan Stupar.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Por duke pasur parasysh se Daçiq është një politikan i mirëinformuar, mendoj se ai ndjeu njëfarë dobësie të Aleksandër Vuçiqit dhe për këtë arsye ai veproi kaq paturpësisht”. Duke qenë se Vuçiq është politikisht më i dobët, Daçiq do të ngrejë kokën dhe do të tregojë muskujt e tij”, tha Stupar për DW.

“Nëse kjo do të kishte ndodhur disa vite më parë, Vuçiq do t’i hapte edhe valixhet edhe bananet për Daçiqin, por tani padyshim që pushteti nuk është aty. Në një farë mënyre është edhe mesazh për Vuçiqin se mund të bëjë gjithçka, por që nuk mund ta bëjë pa Daçiqin”, beson Stupar.

“Valixhe dhe banane” janë aludime për aferat që pasuan SPS-në dhe kreun e saj. Le të themi, në videon e takimit mes Daçiqit dhe Rodoljub Raduloviçit i njohur si Misha Banana, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të bosit të drogës Darko Shariq.

Fundi i epokës së Ana Brnabiqit?

Nëse rastësisht përmbushen dëshirat parazgjedhore të liderit socialist, kjo do të shënonte fundin e epokës së kryeministres Ana Brnabiq.

Dragomir Angjelkoviq vëren se deri më tani “është dukur disa herë se po i vjen fundi i epokës së Ana Brnabiqit, por në momentin e fundit Vuçiqit i duket se Ana Brnabiq është një lloj figure përmes së cilës ai mund të sundojë drejtpërdrejt”.

“Ana Brnabiq nuk ka as parti, as ambicie të mëdha politike, dhe më e rëndësishmja – ajo nuk është kërcënim për Vuçiqin. Ai gjithmonë niset nga fakti se dikush tjetër mund të bëhet i pavarur dhe t’i shkaktojë probleme”, thotë Angjelkoviq.

Gazetari Slobodan Stupar e sheh kështu: “Mendoj se në analizë të fundit nuk ka rëndësi se kush do të jetë kryeministër, sepse pushteti real i Andrej Vuçiqit, vëllait të Aleksandër Vuçiqit, është më i madh se ai i Ivica Daçiqit dhe Ana Brnabiqit së bashku”

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Lajme

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
24
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Lajme

Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

June 13, 2025
35
Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

June 13, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 13, 2025
16
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
Lajme

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

June 13, 2025
15
Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
Lajme

Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

June 13, 2025
27
Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Dhëndërri e vret vjehrrin në Prishtinë, policia deklarohet për rastin (foto)

Më të fundit

  • Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
  • Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
  • Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi