Këtë javë ka rënë numri i atyre që janë prekur me COVID-19.
Edhe pse tani ka më shumë të shëruar dhe më pak të preku, drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka deklaruar se ende nuk ka kaluar pandemia dhe për këtë qytetarët e Kosovës duhet të keni kujdes dhe të mos dalin pa punë, përveç kohës që e kanë e nga tri orë.
Ai ka folur për përgatitjet që i ka pasur IKSHPK që nga 1 janari i këtij viti.
“Ne kemi bërë shuam përgatitjet, nga paraqitja e virusi në Kinë. Ne kemi filluar testimin më 8 shkurt dhe kemi qenë njëri ndër shtetit e para në botë që kemi filluar testimin.
Tani situata epidemiologjike është nën kontroll. Tani kemi rrethana lehtësuese, por jo rrethana që të kujdesemi nga kujdesi dhe të lirohemi nga përmbajtja e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij COVID-19 paraqet një kthesë historike të civilizimit, jo vetëm në aspektin shëndetësor, pore edhe në të gjitha aspektet e jetës.
“Tani jemi në rrënjë të lakores”, tha ai.
Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka ftuar qytetarët të mos dalin sikur këto tri ditë, ku në disa vende ka pasur grumbullim të njerëzve dhe pa masa mbrojtëse.
Ramadani vlerësoi se rreziku më i madh do të ishte nëse do të kishim të sëmurë nga personeli shëndetësor.