Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Njq shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë K-47 një qen, dhe policia pas gati katër muajve ka arritur ta ndaloj dhe arrestoj atë, transmeton Telegramisot
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti me datën e cekur me një armë AK-47, për arsye të pa njohura, i kishte vrarë qenin viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.