• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dorzohet, SBASHK’u: Mësimi të fillojë nga 3 tetori

28/09/2022 - 12:43:31
Vendimi i qeverisë për lirimin nga puna të grave shtatzëna, reagon SBAShK-u

Këshilli Grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarët e saj pezullimin e grevës deri në janar, duke theksuar si datë të mundshme 3 tetorin për fillimin e procesit mësimor.

Në letrën e tyre dërguar edhe mediave thuhet se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje që nga muaji i kaluar.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
39

“Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm

analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që

është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit

përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve”, thuhet në reagimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në ditët e sotme mësimdhënësit janë nëpërkëmbur, dinjiteti u është cenuar, e ata historikisht janë të njohur për sakrificën e tyre përgjatë viteve. Këtë nëpërkëmbje mësimdhënësit e kanë përjetuar viteve të 90-ta, gjersa lëkura e tyre ende i mban mend qëndrimet autoritare dhe dhunën sistematike me qëllim të nënshtrimit të sistemit të arsimit. Që nga paslufta, përgjatë muajit të kaluar, është hera e parë që mësimdhënësit e përjetuan të njëjtën situatë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ule dinjitetin e mësimdhënësve dhe do të kesh popull të nënshtruar dhe pa mendim kritik. Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve.

Si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë social, kërkesës së sinqertë të këshillit të prindërve që mësimdhënësit të jenë bashkë me fëmijët dhe të nis viti shkollor, për parandalimin e ndikimit të eksponentëve të qeverisë me agjendë përçarëse të kolektiveve shkollore dhe dyshimit tonë se greva sikur po i duhet Qeverisë për ta mbajtur vëmendjen e opinionit drejt grevës.

Duke parë se pas gjithë përpjekjeve tona që të kemi dialog të mirëfilltë e të gjejmë zgjidhje të kërkesave legjitime, Qeveria vazhdon qasjen e gabuar dhe pas angazhimit edhe të njerëzve me autoritet dhe ardhjes së drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) që ishte zë i grevistëve dhe solli kërkesa në emër të 11 milionë kolegëve nga e tërë Evropa që të realizohen kërkesat legjitime të grevistëve, por Kurti dhe qeveria vazhdoi të dëshmoi se nuk do të zgjidh kërkesat e grevistëve.

Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.

SBAShK do t’i vazhdojë orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut social me qeverinë ashtu që të përmbushen kushtet themelore, të: 1) mbështetjes shtesë të pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike përfshirë shkallën e inflacionit; 2) plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse, 3) plotësim ndryshimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
39
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
26
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.4k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
109
Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
30
Next Post
Skandaloze: Serbia do t’i sjellë edhe 75 mjekë e 200 infermierë në Kosovë

Serbia po zvogëlohet, s’ka lindje të fëmijëve

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
  • Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi