Pas disa orëve të vënies së bllokadave nga Serbia, kamionët e Kosovës përsëri po lejohen të kalojnë kufirin me Serbinë.
Lajmin për Telegraminsot e ka konfirmuar Adriatik Stavileci nga Doganat e Kosovës.
“Serbia po lejon të hyjnë kamionët nga Kosova”, ka konfirmuar Stavileci.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë të ditur të hënën, përmes një statusi në Twitter se autoritetet serbe po mbanin të bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova. Këtë veprim, Abdixhiku e ka quajtur të papredecent.
Këtyre kamionëve u kërkohej një leje e veçantë për ta kaluar kufirin.