Pasi që Policia e Kosovës është e vendosur të mos e lejojë hyrjen e Crvena Zvezdas në territorin kosovar, ndeshja mes Trepçës dhe klubin nga Beogradi pritet të zhvillohet nesër në qytetin serb Stara Pazova.
Gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 14:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.
Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.
FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA, që nuk dhanë përgjigje pozitive. /Lajmi.net/