Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas raportimeve të sotme se ajo do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi tha se nuk është i vërtet ky lajm, ndërsa thotë se as nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.
“Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë.
As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.
Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.
Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive.
Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo shtoi se do të mbetet e përkushtuar në aktivitete aktivitete rekreative dhe familjare .