Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, është duke bërë fushatë e grumbulluar vota për t’u bërë deputete e për ta bërë Albin Kurtin kryeministër nga zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
Por çfarë kishte thënë vetë Gërvalla për Albin Kurtin në një intervistë në “Rubikon” më 15 janar të vitit 2014?Ajo në një intervistë në “Rubikon” kishte deklaruar se sjelljet dhe gjuha e Albin Kurtit ia kujtojnë regjimin komunist të Shqipërisë.
Gërvalla kishte potencuar se Albin Kurti është një politikan i ri në moshë por një ideolog i vjetër dhe, sipas saj, ideologjia që e përfaqëson Albin Kurti është ideologji që i ka kaluar koha.
Tutje, Gërvalla kishte thënë se është shumë e ndjeshme, kur sheh në gjuhën e dikujt elemente të cilat ia kanë mësuar gjatë shkollimit në Shqipëri.
E pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi nëse këtë po e ndërlidh me regjimin komunist, Donika Gërvalla kishte thënë se po, gjuha e Albin Kurtit ia kujton regjimin komunist.
Video