Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova,
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se ndihet mirënjohëse ndaj homologut të saj kroat, Gordan Grilic Radman, për ndihmën e qeverisë kroate për viktimat e tragjedisë.
“I jam thellësisht mirënjohëse mikut dhe kolegut tim Grlic Radman për përpjekjet e tij dhe për të gjithë ndihmën e rëndësishme nga qeveria dhe autoritetet e Kroacisë për viktimat e kësaj tragjedie”.
“Kosova dhe Kroacia po punojnë ngusht për të ndihmuar viktimat”, ka shkruar Gërvalla Schwarz në Twitter.