Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur dje në Berlin të Gjermanisë
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd.
“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet.
Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.