Së fundi u bë virale një video, në të cilën thuhej se reperi Don Xhoni është përfshirë në përleshje fizike me Finem në Tiranë, shkruan TelegramiSot.
Por, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i reperit kosovar, duke thënë se nuk është ai protagonisti në video dhe as nuk gjendet në Tiranë.
Në anën tjetër, Finem tha se është e vërtetë që nuk ka qenë Don Xhoni, por atij nuk i kishte pëlqyer mënyra se si kishte reaguar artisti.
Megjithatë, ‘viktima’ e sulmit është lajmëruar me anë të një videoje dhe del të jetë artisti Santi.
Santi tha se sulmi ka ndodhur tre muaj më parë dhe është përdorur tani për të bërë famë nga emri i Don Xhonit.
Artisti pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi kur ishte i ftuar tek Arian Çani në “Zonë e Lirë” dhe teksa po dilte nga emisioni grupi i djemve e kanë zënë në pritë.
“Sapo jam larguar nga emisioni më kanë zënë pritë dy makina, pa dijeninë time, më kanë rrahur, nuk është turp, me u rraf nga 10 veta sa ishin ata. Arsyeja që nuk kam reaguar është se nuk kam dashur të marr vëmendje, emër apo të bëhesha lajm. Të nesërmen më ka marrë vëllai dhe menaxheri i Finem për të tërhequr denoncimin. Këto kanë ndodhur për një video në TikTok, arsyeja më banale. Denoncimin e kam tërhequr meqë e mbyllëm muhabetin dhe video nuk do dilte kurrë. Arsyeja që është postuar kjo video, është duke parë famën e Don Xhonit në çdo rrjet social, kanë dashur ta shfrytëzojnë për vëmendje. Më keni sqaruar 3 muaj përpara, por pabesisht, si jo burra. Sot po reagoj jo për vëmendje, por për një padrejtësi. Do ju ndjek penalisht që prej momentit që ka dalë video, kam fakte, mesazhe. Nëse doni vëmendje ua jap unë”, deklaron Santi.