Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në disa foto të publikuara sot në media u pa në rrugët e Prishtinës, përkundër se disa ditë më parë kishte dalë pozitive për Coronavirus.
Mirëpo, Hoxha ka reaguar duke thënë se ishte duke pritur para benës vëllain për ta dërguar në rentgen për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, shkruan Reporteri.
“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.”, ka shkruar ndër të tjera Hoxha.
Kujtojmë se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.