Një gjuetar shfrytëzoi motin e mirë dje dhe doli në gjueti. Por, e diela për të nuk ishte ditë e mbarë. Kjo pasi që ai nga pakujdesia e ka plagosur veten.
I njëjti është pranuar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt ngase dyshohet se është vetplagosur me armë gjuetie.
Arma me 12 copë fishekë është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.