Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, është gëzuar pas deklaratave nga Serbia se janë dhjetë shtetet që janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai pavarsinë e Kosovës e quan të vetëshpallur.
“Jam i lumtur të dëgjojë se janë dhjetë shtete që mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës”, ka thënë Dodik, raporton Tanjug.
Ai gjithashtu ka deklaruar se është i lumtur me mbështetjen që Serbia i bënë ‘Republika Srpska’.
“Kemi marrëdhënie dhe mirëkuptim më të madh mes vete”, është shprehur Dodik.