• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Djalin e plagosi rëndë, 10 anëtarë i mbajti peng -Policia thotë se 61-vjeçari në Malishevë ishte i dehur

03/09/2020 - 11:25:39
Djalin e plagosi rëndë, 10 anëtarë i mbajti peng -Policia thotë se 61-vjeçari në Malishevë ishte i dehur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në familjen Hasanaj në fshatin Llapqevë të Malishevës. Babai 61-vjeçar ka plagosur djalin 26 vjeç. Ndërkohë, ai po mbante peng dhjetë anëtarë të familjes, të cilët i kishte kërcënuar me vrasje. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Mbrëmja e së mërkurës për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi për një familje nga fshati Llapqevë i Malishevës.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
5
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14

Atje, babai 61-vjeçar shkrepi një plumb mbi trupin e djalit 26-vjeçar, të cilit i shkaktoi plagë të rënda.

Tri gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje.

Pas plagosjes së djalit, N.H. mori peng dhjetë anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve tre fëmijë.

Pasi kishte dalë nga dhoma ku po mbante peng anëtarët e familjes, ata e kishin mbyllur derën, ndërkaq i zoti i shtëpisë i kishte kërcënuar me vrasje.

I dyshuari e kishte lajmëruar vetë policinë për krejt këtë ngjarje, të cilëve iu kishte thënë se ka vrarë dikë prej familjes.

Për t’i shpëtuar anëtarët e familjes të cilit po mbaheshin peng, u desh edhe intervenimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ndërhyrja e tyre pati sukses, pasi të gjitha pengjet u shpëtuan pa ndonjë lëndim.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka treguar se i dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit.

I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si vrasje në tentativë. Në vendngjarje është gjetur një revolver Magnum me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, ka deklaruar Graishta.

Graishta tha se 26-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Viktima L.H 26 vjeç për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, pas ndihmës së parë në QKMF është transportuar për në QKUK Prishtinë”, ka thënë Graishta

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
5
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
14
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
8
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
Modric thotë se largimi i Messit mund t’i hapë rrugë të shkëlqejnë të tjerë futbollistë në Barça

Modric thotë se largimi i Messit mund t’i hapë rrugë të shkëlqejnë të tjerë futbollistë në Barça

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi