Një person ka kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore, pasi siç ka deklaruar fillimisht është sulmuar nga djali i tij, më pas ka pësuar lëndime trupore edhe nga një mjet i mprehtë.
Sipas policisë, lëndimet janë të lehta, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.
“Gjatë natës në Mitrovicë, është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tije. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë. I dyshuari mbete në kërkim , ndërsa rasti po hetohet: “dhunë në familje” dhe “ lëndim i lehtë trupor””, tha policia për Express.
Ndërkohë, nuk dihet motivi sesi ka nisur zënka.