Djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Junior, po qëndron për një vizitë në Serbi. Ai është pritur nga presidenti serb, Aleksander Vucic.
N1 ka publikuar disa pamje të Trump Jr dhe peridentit serb të cilët bisedojnë për “Beogradin e ri”.
Vuçiq e ka shfrytëzuar rastin për t’i treguar nga tarraca e Presidencës, siç tha ai, “shëtitoren më të bukur” (Beogradi mbi ujë), por edhe për njerëzit “që do të donin ta ndalonin atë përparim”, duke bërë me gisht tek ata që ishin mbledhur poshtë presidencës.