Një grua ka raportuar në polici se djali i saj, i cili ka probleme psikike, e ka detyruar me forcë të futet në një taksi për ta dërguar në Serbi.
Palët janë ndaluar dhe u intervistuan me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në psikiatri.
‘’ Fsh. Resteicë, Dragash 27.04.2021 – 08:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), me forcë e ka detyruar të futet në një veturë taksi, me qëllim për të vazhduar për në Serbi. Palët janë ndaluar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për tretman të mëtutjeshëm.’’