Shkruan Hysen Zeqaj
Kisha dëgjuar për emrin tënd Bekim Fehmiu, qysh si i ri (fundi i 70-ve fillimi i 80-ve) kur “çikat e reja ëndërronin” që i fejumi i tyre të të ngjante ty Bekim Fehmiu (djali i Ibrahim Fehmiut)dhe Faruk Begollit(djali i Sefedin Begut), t’bukur e t’hishem siç thonin ato…
Që në rini u frymëzova dhe u kisha më shumë se idolë për sukseset dhe të arriturat e juaja.
Nuk kam lënë film të juajin pa e parë.
Ishte gëzim i veçantë që më në fund edhe ne shqiptarët në ish Yugoslavi kishim “zvezdat” Yjet tona.
Mezi prisnim që të lexonim (në fund të filmit) emrat dhe të shifnim fytyrat shqiptare në kutinë magjike si: Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Bekim Fehmiu…
******************************************
Në vitin 1985/86 gazeta “Zëri i Rinisë ” kishte lojën shpërblyese (premia pezho 404 apo 405) ku duhej të mblidhnim copëza të fotografisë për çdo javë,për ta kompletuar në fund të lojës me portretin tënd!
Me padurim prisja ditën e Premtë për ta blerë gazetën “Zëri i Rinisë”!
Në fud të lojës gazeta bëri edhe intervistë me ju.
Në veren e viti 1992 në gazeten ditore “Bujku” lexova një shkrim (i huazuar nga gazeta italiane
“L’Unità”) me titullin ” Bombardohet vendlindja e Odiseut”!!!
Deri atë vit nuk e kisha ditur që keni lindur në Sarajevë, gjithmonë e dija që familja Fehmiu është nga Gjakova (atedhetari dhe mësuesi Ibrahim Fehmiu të gjthë Fëmijët 4 vajza e 4 djem i kishte pagëzuar me emra shqip: Besa, Shpresa, Bashkimi, Arsimi, Bekimi, Fatmiri,Afërdita dhe Luljeta)
*******************************************
Në vitit 1992 së bashku me shokun tim të jetës, Kastriot Dodaj jetonim me qira (si student) në Taslixhe tek shtëpia e prof. Neshet Koshit (dhëndërr i juaj)profesor i gjimnastikës në FKF.
Një natë shkurti të vitit 1993 profesori Neshet na thotë;
javën që vjen Bekimin e kemi k’tu për nja i mujë!
Erdhe dhe u takuam 3 herë(ishte takim për mua si në ëndrra), mua dhe Kastriotit nuk na besohej që po rrinim dhe po bisedonim me Odiseun- Uliksin!
Na tregove shumëçka për jetën, karrieren , suksest, zhgënjimet, të mirat dhe të ligat, për intervistat e bëra dhe jo të bëra (ta sajuara siç thoje).
E permendje shumë “Mentaliteti i Ballkanit” të pyetem se çka është, e kuptoni më vonë na thoje!
Nuk e kisha idenë në atë kohë çka doje të thoje me të!
Nga ju mësova se çka është demanti.
Kur ua përmenda një intervistë që e keni “dhënë” për një gazetë të kohës, ju thatë se ka qenë e sajuar, unë ju thash pse nuk e keni demantuar?
Ashtu gjakëftohet siç po flisje,
shikove nga dritarja dhe that;
A e shefë atë minaren e xhamisë poshtë në Vellushë?
Po e mbushe një thes me pupla dhe e zbrazë nga minareja a mund t’i fusish prapë të gjitha në thes?!
Është e pa mundur ua ktheva…
E pra, ky është “demanti”!
“Mentalitetin Ballkanik” e mësova më vonë duke u rritur “pjekur” me kohën:
Secili i di të gjitha, i miri- e mira nuk kan vlerë, nuk çmohen as nuk respektohen, vlera është jo vlerë dhe anasjelltas, paragjykime, injorancë, dyfytyrësi, mosrespekt, ” profesionistë”!
Vetëm për së vdekuri vlerësohet dhe çmohet e arritura, vlera dhe suksesi!
Aleksander Moisiut vetëm katër ditë pas vdekjes i ishte dhënë shtetësia shqiptare!
Për ironi ne nuk të kemi vlerësuar ende!!!
Kurse shteti që na burgosi, na dogji e poqi (që ti edhe kishe ngritur zërin e artistit, për padrejtësitë dhe dhunën që po bëhej mbi popullin të cilit i takove) për ironi ka lëshuar pullen postare me portretin tënd!!!
Vrasësit dinë të jenë të “kujdesshëm dhe të ëmbël”!?
Një është e ditur botërisht;
jetove, veprove, vdiqe dhe mbete krenarë me emrin dhe identitetin shqiptarë!
Ju dhe Faruk Begolli Keni mbetur të bukur dhe të “hijeshëm” për shumë çika dhe breza të kohës.
Urojë që qeveritë tona t’i zbukurojnë rrugët, sheshet dhe institucionet kulturore me emrin tëndë, urojë që një monument i portretit tënd të zbukuroj ndonjë qytet shqiptarë!
Keni mbetur bukuria dhe hijeshia e artit dhe e filmit!
Gëzuar ditëlindjen Odise- Bekim Fehmiu.