Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha mbërritën pothuajsë njëkohësisht në qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës.
Simpatizantët e Partisë Demokratike që kishin rrethuar ambientet ku ndodhej Lulzim Basha patën një konfrontim me fjalë, por dhe fizik ndaj atyre që shoqërinin kryeministrin.
Ndaj kreut të qeverisë u lëshuan thirrje “Rama ik” por ai vazhdoi i pashqetësuar rrugëtimin e tij për tu ndalur së bashku me kandidatët e tij dhe kryebashkiakun Llatja, në një kafene në zonë.
Policia ndërkohë shoqëroi militatët që u konfrontuan./ A2 CNN