• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dita e tretë në Veri të Mitrovicës, levizin vetëm “zogjët”

22/09/2021 - 06:38:54
Kosova e Serbia në prag të “luftës”

Janë bërë tri ditë qëkur dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë.

Policët e njësive speciale të Kosovës po qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe automjete të tjera.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10

Kosova insiston që masa e reciprocitetit nuk u vendos për të provokuar serbët, ndërkaq Serbia kërkon tërheqjen e policisë nga veriu, në të kundërtën ka paralajmëruar masa. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të shmangin veprime të njëanshme që do ta përkeqësonin situatën në veri.

Lidhur me situatën e shkaktuar në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën, më 21 shtator u tha ambasadorëve të QUINT-it se vendimi për targat e Serbisë nuk është provokim e as diskriminim.

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se në Jarinjë dhe Bërnjak qytetarët serbë vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët, por sipas tij, njësitë speciale të Policisë së Kosovës “janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”, duke shtuar se në këto pikëkalime nuk është regjistruar asnjë incident.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, tha Kurti.

Vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuar, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia, janë përkrahësit më të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës.

“Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë”, thuhet në njoftim, ku përveç ambasadorëve të QUINT-it mori pjesë edhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ky takim i Kurtit me QUINT-in vjen pak orë pasi në Serbi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të gjendjes së krijuar nga vendimi i 20 shtatorit për reciprocitetin për targat.

Pas takimit, Vuçiq tha se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saj “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, tha Vuçiq.

Ai kërkoi që Kosova të tërheqë forcat policore nga veriu i vendit.

Pavarësisht se paralajmëroi masa, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe të “sigurisë së popullatës serbe në Kosovë”.

Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Në muajin e ardhshëm, ne do të kërkojmë një përgjigje dhe heshtja e mundshme do të jetë një shenjë e qartë për ne se marrëveshja nuk ekziston dhe se ata nuk duan që ajo të pranohet”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore sesi duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është një kompromis, por një zgjidhje që do të poshtëronte Serbinë”, tha Vuçiq.

Bllokadat në Jarinjë dhe Bërnjak

Ndërkaq, qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që shpiejnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë pakënaqësie edhe më 20 shtator, kur ka nisur të zbatohet kjo masë.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Lajçak bën thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-në në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

“Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak bëri të ditur se ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE -së për situatën në veri të Kosovës dhe përsëriti gatishmërinë e institucioneve evropiane për të lehtësuar bisedimet “për të gjitha çështjet e hapura” në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar, veprim i njëanshëm i Serbisë

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se vendosja e reciprocitetit sa i përket targave me Serbinë, është “në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel”.

Gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj slloven, Anze Logar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla tha se “tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”.

Më 20 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vuçiq e ka përshkruar situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.

Disa orë pas këtyre deklaratave të Vuçiqit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie”, ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë masa të reciprocitetit, sa u përket targave të Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

“I bashkohemi BE-së në thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga veprimet e mëtejme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, pa asnjë vonesë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
16
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
Next Post
Qytetarët i mbushin veturat dhe u dërgojnë ushqim e pije Policëve në Veri

Qytetarët i mbushin veturat dhe u dërgojnë ushqim e pije Policëve në Veri

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi