Sot do të diplomojnë kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës që janë duke kryer shkollimin ushtarak në Amerikë.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shkruan lajmi.net.
Ajo nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shkruar se dy kadetët, Arlena dhe Ylli po e bëjnë realitet ëndrrën e një kombi.
Më tutje, Çitaku ka shkruar se SHBA-të dhe Kosova po e shkruajnë historinë bashkë përsëri.
Ky është postimi i saj i plotë:
Detyrë, nder, vend!
Sot, kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës do të diplomojnë në Akademinë Ushtarake të West Point.
Sot, Arelena dhe Ylli do të bëjnë realitet ëndrrat e një kombi.
Kosova dhe Shtetet e Baskuara shkruajnë historinë bashkë përsëri