Me datë 22.11.2019, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, mbajti Ceremoninë Solemne të Diplomimit.
Kjo ceremoni ishte e treta e mbajtur nga UHZ-ja, ku pjesëmarrës ishin më shumë se 120 studentë të
diplomuar të gjitha njësive akademike, bachelor dhe mastar, si dhe staf akademik, administrativ,
mysafirë dhe familjarë, shkruan Telegramisot.com
Me një fjalim mikpritës studentët i nderoi rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil
Millaku, ku në fjalën e tij përmendi sfidat dhe të arriturat e Universitetit, angazhimin e stafit
akademik që studentët të arrijnë deri në këtë ditë, si dhe falënderoi organizatorët që bënë të
mundur një organizim të tillë.
Po ashtu, ai u premtoi studentëve që bashkëpunimi me ta nuk do të përfundoj me diplomimin e tyre.
Studentët të cilët patën mundësinë për fjalë rasti, folën për përvojën e tyre në Universitetin “Haxhi
Zeka”, sakrificat dhe ditët e bukura gjatë këtyre viteve.
Ata po ashtu falënderuan menaxhmentin,stafin administrativ dhe profesorët për bashkëpunimin që kishin me ta për këto vite studimi.
Ceremonia e Diplomimit do të jetë e përvitshme.