Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përgjatë një periudhe kohore prej 6 vitesh ka ndryshuar drastikisht qëndrimin e tij rreth asaj se si duhet intepretuar rezultati zgjedhor dhe procesit të krijimit të institucioneve të Republikës.
Në vitin 2014 kishte thënë se s’ka fare rëndësi se kush ka dalë i pari në zgjedhje, por kush e krijon shumicën, meqë Kosova është Republikë parlamentare e demokratike.
Megjithatë tashmë si kryeministër në detyrë thotë se LDK ska të drejtë të krijojë një shumicë, meqë s’ka dalë e para në zgjedhje. Insiston se pas rrëzimit të tij, zgjedhjet e reja janë rruga e vetme.
Në një tryezë në tetorin e vitit 2014, Albin Kurti, thoshte se nëse në Kosovë nuk krijohen institucionet e reja nga shumica atëherë nuk ka kuptim as demokracia e as shteti.
VIDEO
Kurti në vitin 2014:E di që ka pasur zëra se do të ketë edhe zgjedhje të reja dhe po të kishte mundësi të kishte…
Posted by Ballkani on Tuesday, April 21, 2020