Recep Tayyip Erdogan është president i një ndër shteteve më të fuqishme në botë.
Presidenti i Turqisë nuk kishte edhe një fëmijëri të lehtë.
Ai fëmijërinë e hershme e kaloi në një lagje të varfër të Stambollit, teksa për të siguruar të ardhura për familjen e tij Ai blinte kartolina dhe i shiste në rrugë.
Por Erdogan dikur nuk shiste vetëm kartolina.
Ai poashtu punoi si shitës ambulant duke shitur simite e ujë në rrugë.
Në rininë e tij, Erdoğan luajti futboll gjysmë-profesional në një klub lokal.
Fenerbahçe donte që ai të transferohej në klub por babai i tij e parandaloi atë.
Megjithatë, sot Turqia që udhëheq Erdogani është një nga vendet më të fuqishme. Ushtria e saj është në mesin e 10 ushtrive më të forta në botë.
Kujtojmë, që Erdogani ishte 4 vjet kryebashkiak i Stambollit, 11 vjet Kryeministër, ndërsa që nga 2014 është President i Turqisë.
Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra.