Kryeministri në detyrë pas ardhjes në pushtet theu shumë parime dhe gjëra që i kishte deklaruar sa ishte në opozitë, madje se fundi ka respektuar edhe njohësin e çështjeve kushtetuese, Enver Hasanin, që dikur e quante si ‘Kali të PDK’së’ dhe e ngjasonte me një komunist të njohur si ‘Enver Sahani’, shkruan Gazeta Metro.
Kurti tani i ka harruar të gjitha dhe nuk po kthehet tek e kaluara, madje disa persona që i quante pjesë e PDK’së dhe SHIK’ut tani po ju referohet në komunikatat e tij dha po i respekton, së fundi ka bërë me Enver Hasani.
“Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”, ka shkruar Kurti në statusin e tij.
Por, një ofendim shumë rëndë ia pati bërë Albin Kurti në tetor të 2014 Enver Hasanit, në një aksion të organizuar në shesh, para objektit të Qeverisë së Kosovës, atë kohë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e pati bërë kali, derisa kalorësit e tij i ka ilustruar me fotografinë e e ish-kryeministrit të Kosovës atë kohë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, madje e quante si vartës i PDK-së dhe SHIK-ut.
Jo vetëm kaq, Albin Kurti vazhdimisht ia ka ngatërruar mbiemrin qëllimshëm Enver Hasanit, duke e quajtur atë si Enver Sahani, shkruan Gazeta Metro.
Një lojë e tillë më fjalë, në kurriz të mbiemrit, zanafillën e ka tek lideri komunist jugosllav, Sinan Hasani, që gjithashtu, shqiptarët ia ngatërronin mbiemrin qëllimisht duke e quajtur Sinan Sahani, për shkak të servilitetit të tij ndaj Serbisë.
Ngjashëm, për shkak të dyshimeve se ishte i ndikuar prej klasës politike, edhe Kurti, sa herë fliste për ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ia përmend epitetin e sahanit.