Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët.
Sipas Behar Shalës, zjarrfikësit që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, nuk ka asnjë të lënduar nga ky rast.
“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.
Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.