Një shtëpi është djegur mbrëmë në fshatin Qerim të Gjakovës,
Kështu ka bërë të ditur nje qytetar , i cili është banor në atë fshat. Ai ka thënë se shtëpia është djegur për shkak të një ventilatori të kuzhinës.
Rastin e kanë konfirmuar për Telegramin dhe nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë se dyshohet se shtëpia është djegur pjesërisht, ndërsa njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.