Është djegur dje në Mitrovicë një objekt i trashëgimisë kulturorë.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Policia është duke e hetuar rastrin.
“Nexhip Dragaj, Mitrovicë Jugu 31:10.2023 – 20:08. Si pasojë e një zjarri është djegur shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Shtëpia e djegur është objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Rastit i është përgjigjur ekipi i zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore ka dalë edhe eksperti i zjarrit si dhe zyrtari nga Ministria e Kulturës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.