Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i LDK-së, u takuan sot për kafe dhe llafe së bashku në një restorant në Radavc, Pejë.
Telegramisot.com ka siguruar një fotografi nga ky takim i dy liderëve politikë të Pejës të cilët gjithashtu janë në koalicionin qeverisës në këtë komunë për dy mandate.
Koalicioni, i cili është shoqëruar me shumë telashe dhe akuza mes subjekteve politike, madje kryetari aktual Gazmend Muhaxheri, i pati pushuar nga puna disa drejtorë të Xhavit Haliti të PDK-së.
Ndërsa sot ata duken mjaft të relaksuar duke e ditur edhe situatën e fundit politike në vendet ku është përfolur shumë edhe mundësia qe të përfshihet PDK-ja, në qeverinë Hoti.
A diskutuan për këtë temë gjatë këtij takimi, Telegramisot.com e pati të pamundur ta merr një deklaratë nga të dy politikanët lidhur më këtë takim pasi ishin të paarritshëm në telefon.