Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Derisa Vuçiq ka thënë se në takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington, edhe nëse merr pjesë presidenti Trump, nuk do të diskutojë për njohjen e shtetit të Kosovës, Hoti thotë se në çdo takim temë e vetme është njohja e shtetit të vendit tonë.
“Në çdo takim që kemi tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen “, ka thënë ai.
Ai tha se si koalicion janë unik sa i përket dialogut me Serbinë.
“Si koalicion jemi plotësisht unik, ju e dini që unë kam kërkuar edhe nga opozita që të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve po unë jam duke u angazhuar, duke punuar në bazë të kompetencave kushtetuese për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime
Hoti shtoi se delegacionit të Kosovës në Uashington i prin kryeministri, bashkë me kabinetin qeveritar