Në Skënderaj një person ka dhunuar seksualisht një grua.
I dyshuari ka dhunuar seksualisht një grua, ku më pas ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Viktima femër është dërguar në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.
Lexo edhe Raporti ditor i Policisë së Kosovës
Kujtojmë se numri i rasteve të dhunës seksuale po vazhdon të shënon rritje të konsiderueshme në Kosovë.