Një femër ka raportuar në Polici se është dhunuar sekualisht nga një mashkull në një motel të Gjakovës.
E njëtja ka treguar se ishte njoftuar me të dyshuarin përmes rrjetit social, Facebook.
Sipas saj, ata ishin takuar në një lokal në Klinë dhe pastaj rrugës për në Gjakovë i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht dhe e kishte rrahur në veturë. Akti i dhunimit kishte përfunduar në motel.
Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.