Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua dhe një burrë pasi po dyshohet se ky i fundit ka dhunuar një të mitur në Drenas.
Rasti ka ndodhur të martën dhe sipas Policisë në rast ka qenë e përfshire edhe një grua e cila nuk ka ndërmarre asgjë.
Viktima është dërguar në strehimore dh pritet ti bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.
“Drenas 23.09.2020. Me 30.09.2020 viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër kosovare, por nuk ka ndërmarrë asgjë. Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor”, thuhet në raportin e Policisë.