Policia e Kosovës ka konfiskuar disa bluza disa të rinjve serbë ngase ato konsideroheshin se kishin përmbajtje provokuese.
Serbët janë mbledhur në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hyjnë në oborrin e objektit kulturor, derisa, më herët është raportuar se janë shkaktuar edhe kolona të gjata.
Serbia vazhdon të mos e njoh Kosovën si shtet të pavarur duke e konsideruar se është pjesë e saj. Poashtu Serbia nuk i ka dënuar krimet të cilat kanë ndodhur ndaj popullatës civile shqiptare ne vitin 1999.