• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dështon përsëri gjykimi për Milaim Zekën e Frashër Krasniqin

04/11/2019 - 11:10:22
Dështon përsëri gjykimi për Milaim Zekën e Frashër Krasniqin

Për të katërtën herë me radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj ish-deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në studion televizive të Klan Kosovës.

HTML Image as link Qries
Si shkak i dështimit të kësaj seance, ka qenë se mungesa e të akuzuarit Frashër Krasniqi, për të cilin gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo në fletëkthesën konstatohet se adresa është jo e plotë.

Lexo më shumë

Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur

Plagoset një 36-vjeçar në Durrës

May 31, 2025
6
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq

May 31, 2025
9

I kontaktuar përmes telefonit nga ana e gjykatës, Krasniqi e ka informuar lidhur me adresën e saktë të tij të vendbanimit, ashtu që i njëjti ka thënë se do të paraqitet në gjykatë për seancën e radhës.

Ndryshe, prezent në këtë seancë ishte prokurori Fatmir Behrami, si dhe i akuzuari Milaim Zeka, me mbrojtësin e tij, avokatin Alban Makolli.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij gjykimi, gjykatësi Hanefi Jashari, ka marr vendim që kjo seancë të shtyhet më 5 nëntor 2019, në ora 13:00.

Seanca
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2017, rreth orës 17:40, në Prishtinë, në lokalet e objektit të “Klan Kosova”, në studion e emisionit “Info Lokale”, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, në të cilin emision Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin të ftuar në cilësi të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me temën “Mos funksionalizimi i Parlamentit dhe zgjedhjet lokale”

Prokuroria pretendon se të akuzuarit nuk i janë përmbajtur temës së emisionit për të cilën ishin të ftuar dhe gjatë debatit kanë filluar ta fyejnë njëri-tjetrin dhe për një moment janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit, ashtu që i pandehuri Frashër Krasniqi ka filluar ta sulmojë fizikisht Milaim Zekën duke e goditur me grusht në regjionin muror të anës së majtë të kokës, me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kurse sipas dispozitivit të dytë, në të njëjtën datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Milaim Zeka, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga Frashër Krasniqi, i ishte drejtuar me fjalët “me ty do të merrem pas emisionit”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikësimit se do ti shkaktojë ndonjë të keqe. /Betimipërdrejtës

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share3TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur
Lajme

Plagoset një 36-vjeçar në Durrës

May 31, 2025
6
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq

May 31, 2025
9
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 24-të, në Kuvendin e Kosovës

May 31, 2025
4
Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Lajme

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

May 31, 2025
6
Trump e këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Ja si e mëson të veproj tjetër here
Lajme

Trump e këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Ja si e mëson të veproj tjetër here

May 31, 2025
14
Këto lagje në kryeqytet do të mbesin deri në 9 orë pa ujë
Lajme

Sot mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

May 31, 2025
6
Next Post
Policia: Ky është personi që u gjet i mbytyr në bunar në Vushtrri

Policia: Ky është personi që u gjet i mbytyr në bunar në Vushtrri

Më të fundit

  • Plagoset një 36-vjeçar në Durrës
  • Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq
  • Sot “Cirku” i 24-të, në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi