Ka dështuar për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim sërish Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryerparlamentar, por nuk pati kuorum.
55 deputetë votuan për, kundër një dhe abstenim nuk pati.
Ai ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo vazhdon të shtunën në ora 11:30