Duke ditur se kush do të dëshmonte kundër tij, nuk dukej se ishte edhe shume rehat.
Andaj, bisedat me avokatin e tij i shpeshtoj.
Kundër, Muhamet Alidemaj apo i njohur si “Dragani”, do të dëshmonte një grua nga Gjermania përmes platformave online.
Shukrie Osmani, me lot në foli mbi tmerrin që tha se e pa ne masakre e Izbicës.
E ajo për Draganin deklaroi se e kujton si prirës te asaj masakre.
Teksa rrëfimin e vazhdon me kontaktin e drejtpërdrejtë që pati me Alidemajn, ajo tregon se ai i foli në gjuhën shqipe, ndonëse tash nuk zhvillon seancat pa përkthyes.
E kur ushtria serbe filloi ti ndajë burrat nga gratë, Osmani kujton se një familjar iu vra e një tjetër iu plagos.
Ndersa, derisa terrori ndaj shqiptarëve shtohej,Osmani thotë se Dragani asokohe kishte edhe një mesazh.
Muhamet Alidemaj u arrestua në vitin 2021 për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare./T7