Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdare, pritjet janë të gjata për të gjithë ata që duan të futen në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritja është pesë orë e 40 minuta deri gjashtë orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa pesë deri në dhjetë minuta për të dalë nga Kosova.
Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë ka edhe tek pika kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa në pikën kufitare në Jarinje pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.
Pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata.