Detaje të tjera janë mësuar për gjendjen shëndetësore të dy të miturve që mbetën të lënduar nga atentati i djeshëm në kryqytet.
Një breshëri plumbash u drejtuan në ‘G Classin’ ku udhëtonin katër persona, shoferi 34 vjeçar, një 19 vjeçar, si dhe dy vëllezërit 17 vjeç dhe 11 vjeç.
Nga burimet për ABC News, është mësuar se 17 vjeçari u nis këtë pasdite për trajtim jashtë vendit.
Ndërkohë 11 vjeçari, fëmija tjetë i familjes Demiraj i cili ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore është nisur gjithashtu për kurim jashtë vendit.