Shërbimi rus i Sigurisë (FSB) i maskuar me një kompani është duke blerë makineri gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.
Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë.
Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizonit për programin e raketave të presidentit rus Vladimir Putin.
Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës.
Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i FSB-së.
Revista thotë se, një ndërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë.
Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.
Nga të dhënat, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake.