Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë që në procedurë të rregullt të bëjë ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ajo ka thënë se kjo do të bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri.
Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit”, shkroi ajo në një postim në Facebook