Deputeti i Komunitetit Egjiptian, Veton Berisha ka thënë se nuk e ka votuar Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se vendimi për të mos e votuar ka ardh për shkak se komuniteti i tij nuk ka marrë asnjë post ministror.
Berisha thotë se në të kaluarën, si komunitet e kanë votuar çdo qeveri ani pse asnjëherë s’kanë pasur post ministror.