Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, pas mbledhjes së mbajtur sot tha se e kanë diskutuar raportin e RTK-së, ku është kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve dhe inkasimit të të hyrave.
“Për RTK-në, kishte diskutime për sa i përket qëndrueshmërisë afatgjatë të RTK-së. Gjendja e cila është tani, nuk është që ka qëndrueshmëri afatgjatë, pa pasur ristrukturim të thellë e po ashtu, pa pasur një rritje të të hyrave, pra një menaxhim të mirë, ulje të shpenzimeve të panevojshme, ristrukturim sa i përket stafit dhe menaxhim më të mirë të shpenzimeve”, ka thënë Murati.
Ai, po ashtu, ka treguar se është miratuar raporti i Trustit me ulje të shpenzimeve prej 600 mijë eurosh.