Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka shkruar se është i dukshëm dhe i kuptueshëm siç ka thënë ai frustrimi i PAN-it, raporton Gazeta Express.
Batusha ka shkruar në Facebook se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do bëhet realitet sot.
Ai thotë se debati është i shëndetshëm për demokracinë, e që do të respektojnë folësit.
“Debati është i shëndetshëm për demokracinë dhe do e respektojmë deri në folësin e fundit. E dukshme dhe i kuptueshëm frustrimi i PAN-it kur e dimë që po humbin pushtetin dhe me të privilegjet që ua kanë mundësuar kapjen e shtetit.
Sot në Parlamentin e Republikës, po ndodh faza e re e shkapjes së shtetit. Shumë të tjera do pasojnë. Shtet për qytetarët dhe qytetarët për Republikën”, tha ai.