Pas një deklarate të presidentit Hashim Thaçi, ku e quajti Vetëvendosjen “ndërmarrje kriminale” dhe pas kundërpërgjigjes së kryeministrit
Kurti, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka shkruar për dikë, që sipas tij e ka humbur kontrollin.
“E hupi kontrollin, e hupi”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili njihet për qëndrimet e tij kundër presidenti Thaçi.
Këtë postim deputeti e ka bërë pas një mbrëmjeje, kur dy krerët shtetërorë kanë kthyer përplasjet e tyre në një nivel tjetër.
Presidenti Thaçi në një lidhje direkte në një studio televizive i ka kërkuar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,ta marrë kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e t’i shkojnë në shtëpi.
Kurti më pas i është kundërpërgjigjur, duke e ftuar presidentin që “mejdan” ta kenë një studio televizive.