Deputeti i PDK’së, Gazmend Bytyçi, i cili ka iniciuar ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së, thotë se nuk e ka kuptuar reagimin e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, që ka dalë kundër këtij ligji.
“Ne e falënderojme ambasadorin Kosnett për këshillat, por sa i përket kësaj deklarate unë nuk e ka kuptuar atë”, ka thënë Bytyqi.
Sipas ambasadorit Kosnett, ky ligj e kriminalizon lirinë e shprehjes. Deputeti thotë se asnjë zyrë ligjore e institucioneve të Kosovës nuk ka gjetur shkelje në projektligj.
“Ne jemi konsultuar me juristë, ky ligj ka kaluar në disa zyra ligjore. Ka kaluar edhe në zyrë ligjore të Kuvendit. Nuk kanë gjetur shkelje të ligjeve evropiane”, ka thënë Bytyci.
Ai pret që në seancën e ardhshme të gjithë deputetët shqiptarë do ta votojnë këtë ligj, edhe pse ambasadorët e huaj dhe zyra e BE’së u ka kërkuar deputetëve të mos e votojnë.
“Po besoj se të gjitha partitë politike, tash është koha që ta shohim me më qetësi cështjen e luftës. Është koha që ta vlerësojmë atë revolucion të madh që e pati populli ynë. Është koha që ta vlerësojmë vetën. Kosova nuk e ka një ligj që e institucionalizon luftën e UÇK’së”, ka thënë Bytyçi.