Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq është intervistuar nga Prokuroria në Mitrovicë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.