Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla tha se partia e tij do të jetë kundër çdo marrëveshje që potencialisht do të prekte të mirat publike të Kosovës. Syla i tha Gazetës Express se si AAK do të jenë kundër çdo marrëveshje që do t’i ipte autoritet Serbisë brenda Kosovës.
Pas raportimeve se tek pala kosovare ka tensioni për arsye se kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj është duke i bërë presion delegacionit kosovar në krye me kryeministrin Avdullah Hoti që të mos nënshkruajë marrëveshje, deputeti i këtij subjekti ka mohuar se partia e tij është duke e bërë një gjë të tillë
Syla tha se ata do të jenë kundër çdo marrëveshje që i siguron qasje Serbisë në të mirat publike të Kosovës.
“Ne nuk jemi duke i bërë presion delegacionit Kosovar, por jemi kundër çdo kujt edhe kundër Hotit nëse nënshkruan marrëveshje që i mundëson qasje Serbisë në të mirat publike të Kosovës”, tha Syla
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pjesë e koalicionit Qeverisë, po bën presion te kryeministri Hoti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen.
Marrëveshja, për të cilën janë tashmë janë dakorduar palët, sipas Haradinajt nuk duhet të nënshkruhet.
Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.
Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.