• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Deputeti gjerman: VV e LDK kanë ide të qartë se si mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës

12/10/2019 - 14:51:27
Deputeti gjerman: VV e LDK kanë ide të qartë se si mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës

Delegacioni i deputetëve gjermanë nga nënkomisioni për parandalimin e krizave zhvilluan këto ditë vizita në Kosovë e Serbi.

Për DW ka folur kryetari i delegacionit, deputeti i “Të Gjelbërve” Ottmar von Holtz, i cili ka thënë se arsyeja e kësaj vizite në Kosovë e Serbi ka qenë se tensionet në Ballkan janë rritur përsëri kohët e fundit.

Lexo më shumë

Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
7
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
12

“Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të udhëtojmë këtu dhe të bisedojmë me përfaqësues dhe njerëz nga organizata, parti politike, persona vendimmarrës, si dhe me shoqërinë civile dhe të krijojmë përshtypjen se si duket situata me të vërtetë në terren dhe çfarë mund të kontribuojmë e ndihmojmë ne si politikë gjermane për të shmangur rritjen e tensionit”, ka thënë von Hotlz.

Tutje, ai thotë se ka përshtypjen se ka një pjesë të madhe të popullsisë, sidomos gjeneratat e reja që janë të lodhur me retorikën e vjetër të luftës të ish-udhëheqësve të luftës apo “Warlords”.

“Apo siç do të dëshironin të thonin ata në vend se të ndiqet kjo logjikë e luftës, do të ishte më mirë që të shikohet e ardhmja dhe t’i kushtohet vëmendje nevojave personale të tyre dhe stabilitetit. Tek të rinjtë nuk bëhet fjalë më për konfliktin e viteve 80-90, ata duan të shikojnë për të ardhmen. Unë besoj se për të lehtësuar këtë proces tensioni dhe për të vendosur paqen midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë shumë e qartë, se çfarë i duhet popullsisë për t’i përmbushur ato, siç janë ligjshmëria, hapja e vendeve të punës, shkollimet dhe të gjitha këto gjëra”, shprehet për DW kryetari i delegacionit, deputeti Ottmar von Holtz.

Deputeti gjerman ka folur edhe për pritjet e Gjermanisë në lidhje me strukturat e reja politike në Kosovë. Ai thotë se vendi i tij shpreson që ka pasur disa ndryshime, duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 6 tetorit.

“Nëpërmjet kësaj gjithashtu do të mund të shmanget bllokada e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të përpiqemi ta ndalim këtë spirale të konfrontimit reciprok me akuza të ndërsjella. Ne gjithashtu kemi biseduar me këta ish-udhëheqës të opozitës, që tani sipas të gjitha gjasave do të mund të qeverisin. Edhe atëherë unë kisha përshtypjen – sikurse e thashë edhe më parë, se ata e kanë një ide të qartë se si mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës, problemet e brendshme, afrimin e drejtësisë, zgjidhjen e gjyqësorit. Shpresa jonë është që përmes këtyre proceseve do të mund të shohim një shtensionim të situatës së përgjithshme”, u shpreh von Holtz.

Kryetari i delegacionit të deputetëve gjermanë nga nënkomisioni për parandalimin e krizave, deputeti i “Të Gjelbërve” Ottmar von Holtz, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Evropa, së bashku me amerikanët, duhet të sigurohen që të mos krijohet një vakuum që do të mund ta shfrytëzonin Rusia, Kina apo Turqia.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Mbi të gjitha, përshtypja ime është se ne duhet të kujdesemi për bashkësinë ndërkombëtare si një e tërë dhe Evropën gjithashtu. Evropa, së bashku me amerikanët, duhet të sigurohen që të mos krijohet një vakuum që do të mund ta shfrytëzonin Rusia, Kina apo Turqia. BE-ja duhet të bëjë çdo përpjekje këtu për të shmangur krijimin e këtij vakuumi, edhe pse sigurisht ne si nën-komitet nuk e vendosim. Por, ne me siguri do ta marrim këtë si një detyrë me vete në shtëpi, në Berlin për të biseduar me qeverinë federale, çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar atë, që thjesht të mos krijohet ky vakuum. Roli i BE-së duhet të perceptohet më mirë dhe të merret më seriozisht sesa deri më sot”, theksoi deputeti gjerman i “Të Gjelbërve” Ottmar von Holtz.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
7
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
12
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
5
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Lajme

Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 7, 2025
14
Next Post
Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Taksa pritet të shndërrohet në reciprocitet

Më të fundit

  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
  • Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi